Allahu, është Ai i vetmi qe na furnizon..!





Allahu, është Ai i vetmi qe na furnizon..!

Në kodrat e Libanit jetonte një asket, larg njerëzve, i vetmuar. Jetën e kalonte në shpellë. Ditën agjëronte e natën falej. Për çdo ditë, me urdhrin e Allahut, para akshamit i vinte një bukë. Gjysmën e hante për iftar e gjysmën tjetër në syfyr.

Një ditë buka nuk i erdhi në kohën e caktuar dhe ai u brengos pak dhe pasi kaloi akshami dhe jacia atë e kapi uria. Posa agoi, doli nga shpella dhe shkoi te një fshat, duke kërkuar diçka për ta shuar urinë. Një plak i dha dy bukë elbi.
Posa u largua, iu vërsul një qen dhe asketi u detyrua t’i jepte një bukë të cilën ai e hëngri menjëherë. Pastaj qeni iu vërsul përsëri, kështu që ai u detyrua t’ia jepte edhe bukën tjetër.

– Subhanallah! Asnjëherë nuk kam parë qen më të paturp se ky! – tha asketi.
Me urdhrin e Allahut qeni foli:

– Nuk jam unë i paturp dhe i pafytyrë! Dije që unë jam rritur në shtëpinë e këtij fshatari që t’i dha dy bukë. Gjithmonë kam qenë besnik ndaj tij. Ia kam ruajtur shtëpinë dhe bagëtinë. Gjithmonë kam qenë i kënaqur me të kur më jepte një kockë ose pak bukë, e ndonjëherë edhe nuk më ka dhënë asgjë. Ka pasur ditë kur ai edhe për vete nuk ka pasur çka të hante, e lëre më për mua. Por, pa marrë parasysh asnjëherë nuk e kam lëshuar shtëpinë e tij.

Nëse më ka dhënë, kam qenë falënderues ndaj tij, e nëse nuk më ka dhënë, unë kam duruar! Ndërsa ti një natë mbete pa bukë dhe nuk munde të duroje, por u largove nga dora e Furnizuesit të të gjitha krijesave dhe shkove e trokite në derën e një fshatari për të të ushqyer ai. A thua cili prej nesh duhet të turpërohet?”
Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi



Related Posts

A month before a heart attack, your body will warn you of these 7 signs

Nowadays, most people lead busy lives and are forced to follow hectic schedules. This can easily cause stress, which later leads to more serious health issues. The…

What it actually means if one of your fingers turns white in the cold

The freezing weather comes with certain precautions, such as wearing extra layers, and keeping your hands and head warm. Well, this is more important for some people…

I Went To The Hospital To Pick Up My Wife And Newborn Twins, And All I Saw Were The Babies And A Note

I was devastated to discover that Suzie had left a mysterious message when I arrived at the hospital to pick up my wife and the newborn twins….

Country Music Legend Will Perform at the Inauguration – What to Expect on January 20th

A Day of Fresh Energy and Heritage: Exploring the 2025 Inauguration of Donald Trump and JD Vance January 20, 2025, is set to be a day filled…

The Sad Truth Is Told By Mel Gibson After His House Is Destroyed By Fire – Now His Chilling Theory Of What Happened Goes Viral

Mel Gibson, a 69-year-old Hollywood actor, lost his California house in the terrible Palisades fire. The house where the actor and filmmaker had lived for 15 years…

Leslie Charleson, ‘General Hospital’ Actress, Passes Away – Here’s What We Know

As she reflected on the unforgettable impact she left behind both on and off screen, her colleague posted on social media to announce the passing of actress…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *