Shiu i madh që ka rënë për disa ditë ka çuar në një rritje të mprehtë të niveleve të ujit dhe rrjedhjeve të lumenjve në Serbi.
Si pasojë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një situatë emergjente është në fuqi në tetë komuna në Serbi.
Poplave u okolini Krupnja. Jadar je nabujao, a mnoge njive su pod vodom. Narod se već organizuje da brani #poplave2020
Madje trafiku ishte ndërprerë në disa rrugë lokale dhe kryesore, dhe ujërat e përmbytjes shkatërruan disa ura.
Sipas “Al Jazeera Balkans”, vetëm në Ljubovija, janë përmbytur rreth 700 shtëpi, dhjetëra familje u evakuuan dhe u shkatërruan tri ura, njëra prej të cilave është në rrugën kryesore.
Veç kësaj, Ibri i fryrë në qendër të Kraljevës arriti edhe nivelin e urës, e cila raportohet se u rrëzua plotësisht.
Kolubara u Valjevu trenutno. Da podsetim, ovako je bilo i pre 5 godina, 3 dana pre izlivanja u Obrenovcu. ☝️#poplave
Hidrologu Dejan Vladikoviç ka thënë për RTS-së se kishte një ngritje të fortë të nivelit të ujit në disa zona ndërkohë që meteorologët presin që reshjet të ndalojnë dhe moti të qetësohet nga e enjtja. /Telegrafi
Kraljevo, splavovi, trenutno.. pic.twitter.com/jszySZu1mU
— konstruktivna destrukcija (@samodestruktivn) June 23, 2020