Mulla Osmani përfundon në P.olici, tregon çka i ndodhi

Telashet me BIK-un, Mulla Osmani përfundon në Polici, për Express tregon çka i ndodhi

Imami i Drenasit, Osman Musliu, është përjashtuar sot nga mbledhja e Këshillit të Bashkësisë Islame në këtë komunë, derisa anëtarët e tjerë të Këshillit e kanë njoftuar edhe Policinë e Kosovës.

Në një prononcim për Gazetën Express, Osman Musliu ka thënë se ka shkuar sot në mbledhje të Këshillit, pasi që ka fituar vendin e tij në këtë organ në zgjedhjet që janë mbajtur.

Megjithatë, ai thotë se kolegët e tij e kanë njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës.

“Unë jam shku në mbledhje të Këshillit, jam anëtar i këshillit me votë, po pa votë kanë dashtë me më hjekë. Unë nuk po tërheqna pa ma dhanë një shkresë, kam bë padi në gjykatë, po e pres vendimin e gjykatës. Sot jam shku në mbledhje kam prezantu. Ata e kanë thirrë policinë, policia ka ardhë e kanë marrë edhe kryetarin edhe mu. Unë nuk kam kanosë askënd. Erdha në stacion për deklaratë. Unë kanosje nuk kamë bë, e kam pritë me sportivitet këtë punë. Në mbledhje më thanë vetëm me e liru, po unë i kam fitu votat, jam anëtar i këshillit. Në shekullin 21, pa ja lëshu njerit një letër, a kam vjedhë a kam rrejtë a kam mashtru a pse. S’ka arsyetim, s’kam marrë letër as prej Kryesisë as prej Këshillit. I kam fitu votat, më kanë hjekë. Tash jam duke e pritur vendimin e prokurorit”, ka thënë ai.

Osmani ka sqaruar se me datë 27 janar ka fituar votat si anëtar i Këshillit. Mirëpo, ai akuzon udhëheqësit e Bashkësisë Islame e Naim Tërnavën për ndikim në këtë proces.

“Më 27 janar unë kam fituar, jam anëtar i Këshillit me vota. 7 anëtarë i ka këshilli, unë jam i gjashti në rend. Më kanë hjekë mu e kanë shti dikë tjetër, Naim Tërnava. I kanë shti njerëzit e vet, njërin e kanë detyru me dhanë dorëheqje, mu më kanë shkarku. Jam anku kam bërë kërkesa, kërkush letër për kurgjo hiç s’më ka dhanë. Edhe padi kam bë me datë 27 shkurt. Asnjë përleshje s’ka pasë, policia kanë ardhë. Unë thashë pa pasë letër të gjykatës unë s’dal. Po thanë po e marrim edhe kryetarin, shkuam të dy në polici. Policia ju sugjeruan mos me mbajtë mbledhjen sot”, ka deklaruar ai.

Gazeta Express ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të pyetur se çka ka ndodhur në Bashkësinë Islame në Drenas. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk është kthyer përgjigje.

Related Posts

Edhe mishin më të fortë e kthejmë në lokum i cili shkrihet në gojë – te lepyesh gishtat…

Mishi në këtë recetë është jashtëzakonisht i butë dhe i shijshëm. Edhe mishi më i fortë bëhet lokum dhe shkrihet në gojë. Merrni mish të zgjedhur nga…

“Lista e sëmundjeve që trajtohen me mjaltë dhe arra: Përzierja duhet të konsumohet me shumë gjatë dimrit, Mesoni arsyen pse.”

Shkencëtarët kanë treguar që këto përmbajnë një dozë të madhe të vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme, duke pasuar një veprim të dobishëm në organizëm, dhe përqëndrimi i…

Erdhi një grua dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, unë kam kryer një mëkat të madh

Një grua tha: “O i Dërguari i Allahut, unë kam kryer një mëkat të madh Një grua tha: “O i Dërguari i Allahut, unë kam kryer një…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *