Municioni dhe Armët e kapura në veri: A mund të përdoren nga FSK dhe policia

Armët dhe mjetet tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit, ku la të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku, mund të përdorën për nevoja të organeve të rendit, vlerësojnë njohës të fushës. Për t’u përdorur këto armë, nuk është i nevojshëm përfundimi i epilogut gjyqësor, ndërsa për automjete e blinda, kërkohet përfundim i procesit.
Duke folur për sulmin terrorist të ndodhur të dielën në veri të vendit, ish-koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli, thotë se mund të përsëritet sërish. Kjo sipas tij do të bëhet deri në përfundim të dialogut me Serbinë.

Thotë se tendenca e Serbisë është shkëputja e veriut nga Kosova por që thotë se nuk do ta lejojnë organet e rendit dhe faktori ndërkombëtar.

“Mendoj që edhe në të ardhmen e afërme derisa nuk përfundon marrëveshja me Serbinë, organet e sigurisë së Serbisë pra do të përpiqen që të krijojnë situata të tilla krize në veri të vendit. Ata me çdo kusht do të tentojnë që të mos ketë marrëveshje dhe që pjesa veriore e vendit të shkëputet por ky plan i tyre i kamotshëm nuk do të realizohet duke iu falënderuar organeve tona të rendit dhe mbështetjes të fuqishme që kemi nga bashkësia ndërkombëtare, gjegjësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja”, thotë Veseli.

Duke folur për armatimin e konfiskuar në veri, Veseli i sheh të domosdoshme përdorimin e tyre. Ai këtë e sheh si “dhuratë” nga shteti serb. Këto mjete sipas tij vijnë nga Rashka.

“Kodi i Procedurës Penale i konsideron si prova materiale të këtij grupi terrorist, mirëpo unë shpresoj që gjykata tona ta përfundojë ato dhe ato mjete t’u jepen në shfrytëzim organeve të sigurisë. Shumë do të dëshiroja që ato automjete t’u jepen Policisë sonë, gjegjësisht Njësisë Speciale, ndërsa municioni dhe pajisjet tjera ushtarake t’i jepen FSK-së. Uniformat që i kishin t’u japim djemve të Njësisë Speciale si dhuratë nga shteti serb dhe nëse kanë edhe të tjera le t’i sjellin ne i pranojmë të gjitha. I tërë armatimi është i ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe dhe burimin e ka nga Rashka”.

Ndërsa avokati Ardian Bajraktari, thotë se për përdorimin e mjeteve luftarake, nuk është i nevojshëm përfundimi i procesit gjyqësor. Thotë se këtë ia lejon Kodi i Procedurës Penale.

“Në bazë të asaj që kemi parë në vendin e ngjarjes janë gjendur dy kategori të mjeteve, të cilat janë përdorur qoftë për kryerjen e veprave penale apo të ngjashme dhe në këtë drejtim janë kategoria e parë, mjete luftarake armë dhe pajisje tjera e të cilat mund të shfrytëzohen nga ana e institucioneve. Këtë e përcakton dispozitat respektive të Kodit të Procedurës Penale, madje këto armë mund të konfiskohen edhe pa pas nevojë të pritet epilogu i procesit gjyqësor, përkatësisht fajësia apo pafajësia e të pandehurve”, thotë Bajraktari, teksa për vetura e autoblinda, kërkohet përfundim i procesit.

“Ndërsa për të tjera mjete, duhet të pritet epilogu përfundimtar i procesit, në mënyrë që pastaj ato të mund të shfrytëzohen nga ana e institucioneve dhe këtë mundësi e mundëson po ashtu dispozitat e Kodit të Procedurës Penale me kërkesë të Prokurorit, të njëjtat mund të jepen në shfrytëzim Qeverisë dhe kjo e fundit vendos në lidhje me destinimin e këtyre mjeteve”, thotë tutje Bajraktari./eo

Related Posts

Ju të gjithë hani hudhra, por nuk e dini se çfarë i shkakton zemrës tuaj

Të gjithë e dimë se është e shëndetshme, dhe tani është konfirmuar zyrtarisht. Ja çfarë është e gjitha. Organizata Botërore e Shëndetësisë kohët e fundit njoftoi se…

Metoda për të zhdukur një herë e mirë lagështinë në shtëpinë tuaj

Lagështia e tepërt në shtëpinë tuaj mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj. Ky është një problem me të cilin përballen mijëra familje, veçanërisht në këtë…

Ilaqi natyrale që eliminon sekrecionet e grumbulluar në mushkëri

Problemi i gëlbazës është ndër problemet më të mëdha në botën. Edhe pse nuk shkakton ndonjë problem të madh shëndetësor, ul ndjeshëm cilësinë e jetës. Megjithatë, mund…

Lëngu “magjike” që ka bërë bujë në rrjet! Gratë duken më të reja pas konsumit të saj

Një pije u bë virale së fundmi dhe një numër i madh grash pohuan se kishin vënë re që pas konsumimit të këtij lëngu dukeshin më të…

Me pak masazh në këtë zonë të veshit dhe shikoni se çfarë mrekullie do t’ i ndodh trupit tuaj

Stresi, ankthi, dhimbja e kokës ose përgjumja janë disa nga simptomat më të shpeshta tek njerëzit që shkaktohen nga një ditë e ngarkuar me angazhime. Por zgjidhja…

Si ta vogëloni rrezikun nga kanceri për 90%: Mjekja e njohur zbulon mënyrën më të thjeshtë!

Pos kancerit të gjirit, dukshëm zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës, zorrës së trashë, pankreasit dhe ndihmon edhe në shërimin e depresionit.Kanceri i gjirit është njëri ndër…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *