Këshill Kur të zë Makina – Zgjidhjet dhe Metodat Natyrale

Të gjithë njohim apo kemi një të afërm të cilët sa herë që duhet të udhëtojnë i zë makina, siç njihet fenomeni i marrjes së mendve dhe të përzierat gjatë udhëtimit.

Ky problem kthehet në një shqetësim si për personat që vuan, edhe për ata që udhëtojnë me ta.

Me nisjen e sezonit të verës, kur lëvizjet me makinë janë më të shpeshta, ky problem duket sikur bëhet edhe më shqetësues.

AgroWeb.org ju sjell disa metoda natyrale që shërbejnë si kura për të lehtësuar të përzierat dhe marrjen e mendve për personat që janë të ndjeshëm ndaj udhëtimeve.

Konsumoni xhenxhefil
Mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë që të pini para udhëtimit tuaj ujë me xhenxhefil, apo dhe feta të vogla të thara.

Kjo rrënjë përmban substanca antioksiduese si xhenxhifet, të cilat në kontakt me mukozën e stomakut, neutralizojnë acidin e tepërt duke mos lejuar prodhimin e tepërt të lëngjeve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org shumica e pilulave që parandalojnë të përzierat, kanë një përmbajtje të konsiderueshme të xhenxhefilit.

Pini vitaminë B6
Gjatë një studimi të kryer me gratë shtatzëna, u testua çfarë ndikimi kishte Vitamina B6 në kontrollimin e të përzierave në muajt e parë.

Ajo që u vu re ishte se vetëm tek 26% të rasteve kjo formulë nuk funksionoi.

Gjithsesi AgroWeb.org ju këshillon që të komunikoni dhe me mjekun tuaj për mënyrën më të mirë për të luftuar këtë problem.

Ulu në sediljen e parë dhe mos përdorni celularin
Duke u bazuar në të dhënat e ekspertëve, rezultoi se kur të zë makina, trupi, veshi i mesit dhe sytë transmetojnë sinjale konfuzuese në sistemin nervor.

Lëvizja e pamjes me shpetjtësi rreth jush, dhe fakti që ju jeni duke qëndruar në vend, krijon një problem në perceptimin e fokusit për trurin.

Nëse ju përqëndroni sytë tuaj në pamjen përpara, dhe të vështroni horizontin, mund ta ‘gënjeni’ trurin se nuk po lëvizni.

Shumë problem është kur qëndroni në celular gjatë udhëtimit, pozicioni i qafës suaj sjell shtim të simptomave.

Mos udhëtoni asnjëherë me stomakun bosh
Sigurohuni që kur keni për të udhëtuar, qoftë me makinë, anije apo avion, të hani diçka.

Në këtë mënyrë ju do të evitoni simptomat e të përzierave.

Dhe gjatë udhëtimit mbani me vete ushqime të shëndetshme, siç janë frutat e thata. Kjo në mënyrë që stomaku të mos jetë bosh.

Megjithatë mos e tejkaloni me ushqimin. Mundohuni të konsumoni vakte të shpeshta dhe të vogla në sasi, si dhe të konsumoni ujë.

Kanella
Të gjithë e njohim kanellën për aromën dhe shijen e saj të veçantë.

Në këtë rast ajo shndërrohet në një metodë shumë të mirë për të luftuar simptomat.

Nëse mbani një shkop kanelle në gojë gjatë udhëtimit tuaj, ju do të nxisni shqisat e shijes dhe të nuhatjes, duke i ‘hutuar’ receptorët nga ndjesia e lëvizjes.

Related Posts

Ju të gjithë hani hudhra, por nuk e dini se çfarë i shkakton zemrës tuaj

Të gjithë e dimë se është e shëndetshme, dhe tani është konfirmuar zyrtarisht. Ja çfarë është e gjitha. Organizata Botërore e Shëndetësisë kohët e fundit njoftoi se…

Metoda për të zhdukur një herë e mirë lagështinë në shtëpinë tuaj

Lagështia e tepërt në shtëpinë tuaj mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj. Ky është një problem me të cilin përballen mijëra familje, veçanërisht në këtë…

Ilaqi natyrale që eliminon sekrecionet e grumbulluar në mushkëri

Problemi i gëlbazës është ndër problemet më të mëdha në botën. Edhe pse nuk shkakton ndonjë problem të madh shëndetësor, ul ndjeshëm cilësinë e jetës. Megjithatë, mund…

Lëngu “magjike” që ka bërë bujë në rrjet! Gratë duken më të reja pas konsumit të saj

Një pije u bë virale së fundmi dhe një numër i madh grash pohuan se kishin vënë re që pas konsumimit të këtij lëngu dukeshin më të…

Me pak masazh në këtë zonë të veshit dhe shikoni se çfarë mrekullie do t’ i ndodh trupit tuaj

Stresi, ankthi, dhimbja e kokës ose përgjumja janë disa nga simptomat më të shpeshta tek njerëzit që shkaktohen nga një ditë e ngarkuar me angazhime. Por zgjidhja…

Si ta vogëloni rrezikun nga kanceri për 90%: Mjekja e njohur zbulon mënyrën më të thjeshtë!

Pos kancerit të gjirit, dukshëm zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës, zorrës së trashë, pankreasit dhe ndihmon edhe në shërimin e depresionit.Kanceri i gjirit është njëri ndër…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *