Tradita vërteton që “nuk ka ide të reja, por njerëzit e rinj i zbulojnë”. Në realitet është mahnitëse me vërejtur sa “zbulime moderne të reja” janë shënuar në Kur’an dhe hadithe.
Hadithet e Pejgamberit s.a.v.s. dhe “zbulimet” moderne
Ekziston një numër i konsideruar i traditave ushqimore të Pejgamberit s.a.v.s. që kanë përkrahje të rëndësishme në literaturën e re shkencore. Në mesin e këtyre këshillave është edhe ajo që duhet ngrënë ushqimin e shëndoshë, të cilin duhet me e kombinuar drejtë, secilin ushqim me e ngrënë në sezonet natyrore të saj dhe që nuk duhet pirë ujë gjatë ngrënies.
Në Sahihun e Buhariut ekziston një numër i konsideruar i shembujve ku tregohet se si Pejgamberi s.a.v.s. e ka kombinuar ushqimin. Në një hadith përmendet që Pejgamberi s.a.v.s. ka ndaluar përzierjen e hurmave të papjekura dhe hurmave të thata, si dhe përzierjen e rrushit dhe hurmave të thata. Aisha r.a. transmeton hadithin ku qëndron që Pejgamberi s.a.v.s. ka pasur zakon të hajë pjeprin me hurma të freskëta dhe e kishte zakon të thoshte: “Nxehtësia e njërës zbut ftohtësinë e tjetrës dhe që ftohtësia e njërës zbut nxehtësinë e frutit tjetër.” Gjithashtu transmetohet që Pejgamberi s.a.v.s. asnjëherë nuk e ka kombinuar peshkun dhe qumështin.
Shkenca moderne përkrah këto tradita duke na informuar që kombinimi i ushqimit që e konsumojmë si dhe vetë renditja e ushqimit është faktor vendimtar i shëndetit tonë. “Para pak kohësh” tani u zbulua që ushqimi duhet kaluar nëpër procese të ndryshme të tretjes në trup, për këtë më së lehti tretet kur kombinohet drejtë. Shkencëtarët modern theksojnë që kombinimi jo i drejtë i ushqimit mund të shkaktojë te njerëzit tretjen e parregullt të ushqimit, që mund të shkaktojë nivelin e Ph të parregullt dhe jo të balancuar, absorbimin e parregullt të përbërësve ushqimorë, konstipacionin (kapsllëkun) ose probleme tjera me tretje. Dr. Ted Morter, në librin “Shëndeti juaj . . . zgjedhja juaj”, këshillon që pemët e freskëta mos të konsumohen me ushqim tjetër bile as me pemët e thara, sepse ky është ushqim predigjestiv i cili lëviz direkt nëpër lukth dhe në zorrë. Kur hahet në kombinim me ushqimin tjetër, ajo fermenton vetveten dhe çdo gjë që ndodhet në lukth.
Këshilla e dytë që e ka dhënë dr. Morter në librin e tij është që secila shujtë të përfundohet me diç të thatë. Ushqimi i thatë përmban enzime që janë të domosdoshëm për tretjen e ushqimit.
Rregulla e tretë e tij e kombinimit të ushqimit është që të largohemi nga kombinimi i proteinave dhe niseshtës. Mund të hamë niseshtën me perime, ose perimet me mish, por duhet ndërmarrur që të largohemi nga kombinimi i niseshtës me proteine. Proteinave u nevojitet mjedisi i thartë, ndërsa karbohidratet dhe niseshteja lehtë treten. Kur i kombinojmë asnjë ushqim nuk e ka “mjedisin” e nevojshëm për tretje.
Për më tepër, shujtave me proteinë u nevojitet 5 orë për t’u tretur, dhe për këtë shkas kjo duhet të jetë shujta e fundit sepse trupi ynë në këtë kohë nuk tret asnjë ushqim tjetër.
Kombinimi jo i drejtë i ushqimit nuk do të shkaktojë menjëherë sëmundje te personi, por do të pengojë që ajo që futet në organizëm të tretet dhe të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë të mundshme, i cili nënkupton që është e nevojshme të fusim ushqim dukshëm më shumë për të arritur ushqyeshmërinë e duhur.
Shkencëtarët bashkëkohor për alergji gjithashtu këshillojnë për kombinimin e padrejtë të ushqimit dhe porositin që shumë kombinime mund të shkaktojnë reaksione alergjike sinergjistike. Në librin “Rruga e drejtë deri te shërimi nga alergjitë dhe prevenimi i saj”, dr. Krohn na këshillon që të mos kombinojmë qumështin me çokollatë, mentë ose peshk; misrin dhe bananet; mishin e lopës dhe kvasacin; vezët dhe mollët; koka-kolën dhe çokollatën.
Hadithet na ofrojnë shembuj të shumtë që dëshmojnë si Pejgamberi s.a.v.s. e ka respektuar pastërtinë dhe vlerën e ujit, si dhe që nuk ka pirë ujë duke ngrënë. Në Sahihun e Buhariut gjendet hadithi ku qëndron se Pejgamberi s.a.v.s. në mburojën e tij ka bartur hurma që i ka ngrënë me sahabët, por potencohet që nuk ka pirë d.m.th. nuk ka prekur ujin. Shkencëtarët nga lëmi i ushqimit të kombinuar preferojnë që uji të pihet gjysmë ore para ushqimit sepse në këtë mënyrë përshpejtohet procesi i tretjes në lukth.
Kur’ani fisnik këshillon: “O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji.” (El – Bekare, 168)
Gjatë kohës së Pejgamberit s.a.v.s. zgjedhja e ushqimit ka qenë mjaft e thjeshtë dhe ka të bëjë me atë që është e lejuar ose e ndaluar. Mirëpo, tani në këtë kohë moderne kemi shumë më tepër zgjedhje.
Shumica e njerëzve ka vështirësi në kuptimin çfarë nënkupton “ushqimi natyral”, për arsye se në realitet vetëm disa prej njerëzve hanë ushqim “natyral”. Para 200 vjetëve të gjithë kanë ngrënë ushqim “natyral” nga shkaku që nuk e kanë marrë parasysh ushqimin e përpunuar. Gjatë vitit 1940 afro 80% e njerëzve kanë ngrënë “ushqim natyral”.
Abram Hoffer dhe Morton Walken në librin e tyre “Ushqimi i ri ortomolekular”, sjellin që sot vetëm 25% e njerëzve në realitet hanë “ushqim natyral”.
“Ushqimi natyral” nënkupton atë që ka mbajtur përbërësit e tij natyral. Molla është “ushqim natyral” dhe lëngu i mollës i cili është bërë nga mollët e freskëta në shtëpi në mikser është “ushqim natyral”. Mirëpo lëngu i mollës i cili është bërë dhe zier me makinë, pastaj i kanë shtuar sheqer dhe ngjyra, nuk është “ushqim natyral”.
Kokërrzat e grurit janë “ushqim natyral” , ndërsa mielli nga kokërrzat e pastra që përmban krunde është poashtu “ushqim natyral”. Mielli të cilit i janë mënjanuar krundet e pastaj është zbardhur për t’u fituar mielli i bardhë nuk është “ushqim natyral”.
Bile edhe disa prodhime që shiten si “ushqim i shëndoshë”, bëjnë pjesë në kategorinë e ushqimit pjesërisht të përpunuar.
Me rëndësi është me ngrënë ushqimin tërësisht “natyral” (grunajat, perimet dhe frutat) sepse kjo është ushqyese dhe përmban çdo gjë që nevojitet për t’u zhvilluar si qenie njerëzore.
Sa më shumë që ia ndërrojmë formën natyrale më pak do të kemi dobi prej tyre. Me vitaminat e rinj dhe mineralet të cilët gati çdo ditë zbulohen, gjithnjë e më qartë është se po largohemi nga krijimi natyral i Allahut dhe ne nuk jemi kualifikuar të “dyfishojmë”.
Bernard Jensen në librin e tij “Kimia e njeriut”, thotë: “Ushqimi natyral përmban të gjitha vitaminat që janë dhe që do të zbulohen.”
Ky fakt i qartë bën që e vetmja mënyrë që mund të garantojmë se do t’i marrim të gjithë përbërësit ushqimor nga ushqimi është që t’i marrim nga “ushqimi natyral”. Nuk ka kuptim të konsumojmë ushqimin e dobësuar dhe pastaj të shpenzojmë të holla dhe kohë në blerjen e vitaminave dhe vijuar programe të ndryshme shëndetësore. Në realitet, ushqimi i përpunuar ka aftësi të “thithë” përbërësit ushqyes nga sistemi.
E. Cheraskin në librin e tij “Dieta dhe sëmundja”, përmend që gjithë eksperimentet laboratorike kanë treguar që ushqimi i përpunuar nuk ka mjaft vitamina, enzime, bile edhe fibre që do të ndihmonin në procesin e tretjes.
Prodhuesit pohojnë që prodhimet e tyre përmbajnë nivel të lartë ushqyes, por këtë mund ta vërtetojnë vetëm në bazë të shtimit të vitaminave sintetik dhe mineraleve me ç’rast organizmi i njeriut nuk ka kurrfarë dobie prej tyre. Elementet që përfshijnë mineralet organike mbahen dobët së bashku, kështu që kur i marrim në trup ata lehtë asimilohen. Mirëpo pjesët përbërëse të mineraleve joorganike mbahen së bashku me lidhje aq të forta saqë organizmi nuk mund t’i copëtojë lehtë në pjesë përbërëse, dhe rrallë prej tyre kemi dobi nga konsumimi i tyre.
Allahu i madhërishëm në Kur’an thotë: “Hani nga të mirat që ua dhuruam, e mos u bëni përbuzës se do t’ju godasë hidhërimi Im, e atë që e zë hidhërimi Im, ai ka mbaruar.” (Ta Ha, 81)
Është e njohur që Pejgamberi s.a.v.s. gjithmonë ka ngrënë pemë dhe perime nga regjioni në të cilin ka jetuar dhe në sezon të caktuar (El-Akili, Mjekësia Pejgamberike). Donald Lepore, nutriocinist dhe autor i librit “Sistemi i shërimit”, ka gjetur në terapitë e tij të shërimit të alergjive që “Zoti nuk ka lejuar që ushqimi i cili është kundërthënës me ekzistencën njerëzore të rritet në vendin e konsumimit”.
Shpesh mund të mënjanojmë shumicën e problemeve nëse thjeshtë hamë ushqimin që rritet në afërsi dhe në sezon. Bernard Jensen, në librin e tij “Kimia e njeriut”, shkruan që prodhimet e papjekura dhe të importuara, që shpesh gjinden nëpër shitore i mungon natriumi natyral në mes gjërave tjera. Për më shumë ai ka gjetur që përbërja kimike e thekrës p.sh. nxeh gjakun dhe që për këtë është i përshtatshëm gjatë muajve të dimrit, por që nuk preferohet gjatë periudhës së verës si ushqim i rregullt nëse bëhet fjalë për ftohjen.
Nëse lexoni Kur’anin dhe hadithet dhe i krahasoni me “zbulimet” moderne shkencore, do të gjeni gjithmonë rishtazi që urtësitë e Kur’anit dhe Pejgamberit s.a.v.s. janë “rishtazi të zbuluara”.
Kjo është, ndoshta, një prej shkaqeve më të mira që të sillemi ndaj Kur’anit dhe hadithit si pikë fillestare për të gjitha dituritë, por edhe si “vërtetim të dyfishtë” i asaj që gjejmë në literaturën shekullare.