Këshilla e ART / Si të kujdeseni dhe të pastroni enët e gjakut

Aktiviteti fizik dhe konsumi i acideve yndyrore omega-3 përbëjnë shtyllat e strategjisë për mirëmbajtjen e shëndetit të enëve të gjakut.

Sipas ekspertëve, shëndeti i enëve të gjakut është thelbësor për mbrojtjen e të gjithë sistemit kardiovaskular, jo vetëm nga kolesteroli por edhe toksinat.

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dhe ushqimet e këqija dhe jo të shëndetshme janë dy nga faktorët që nxisin përkeqësimin e shëndetit të enëve të gjakut.

Më shumë acide yndyrore

Acidet yndyrore omega-3 janë shumë të rëndësishme për pastrimin e enëve të gjakut nga kolesteroli i keq. Konsumi i rregullt i tyre ul rrezikun e arterosklerozës, tensionit të lartë dhe atakut në zemër. Këto acide yndyrore i gjeni tek: vaji i peshkut, arrorët, farat, avokado dhe vaji i ullirit.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti i rregullt fizik i bën mirë të gjithë trupit dhe në veçanti enëve të gjakut. Një trup aktiv nënkupton një qarkullim më të mirë gjaku dhe një sistem kardiovaskular të shëndetshëm. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mjaftojnë 30 minuta në ditë aktivitet fizik që të ulet rreziku i atakut në zemër.

Ushqyerja e shëndetshme

Ushqyerja e shëndetshme me fruta, perime dhe drithëra mundëson rënien nga pesha dhe ul nivelet e kolesterolit. Për më tepër, heqja dorë ose kufizimi i sheqerit dhe kripës ruan shëndetin e enëve të gjakut në një periudhë afatgjatë.

Kujdes me stresin

Stresi nxit disa reagime në organizëm që përshpejtojnë rritjen e tensionit të gjakut dhe pengojnë qarkullimin e tij. Ekspertët rekomandojnë qetësimin dhe frymëmarrjen e kontrolluar për mbajtjen nën fre të stresit.

Larg ushqimeve me kolesterol

Kolesteroli i tepërt ka një ndikim të fortë në shumë sëmundje të zemrës.

Ekspertët thonë se njerëzit duhet të shmangin konsumin e mishit të kuq, salçiceve, sallamit, proshutës, gjalpit dhe produkteve të përpunuara. Një tjetër hap i rëndësishëm është heqja dorë nga duhani dhe kufizimi i alkolit.

Top Channel

Related Posts

Ju të gjithë hani hudhra, por nuk e dini se çfarë i shkakton zemrës tuaj

Të gjithë e dimë se është e shëndetshme, dhe tani është konfirmuar zyrtarisht. Ja çfarë është e gjitha. Organizata Botërore e Shëndetësisë kohët e fundit njoftoi se…

Metoda për të zhdukur një herë e mirë lagështinë në shtëpinë tuaj

Lagështia e tepërt në shtëpinë tuaj mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj. Ky është një problem me të cilin përballen mijëra familje, veçanërisht në këtë…

Ilaqi natyrale që eliminon sekrecionet e grumbulluar në mushkëri

Problemi i gëlbazës është ndër problemet më të mëdha në botën. Edhe pse nuk shkakton ndonjë problem të madh shëndetësor, ul ndjeshëm cilësinë e jetës. Megjithatë, mund…

Lëngu “magjike” që ka bërë bujë në rrjet! Gratë duken më të reja pas konsumit të saj

Një pije u bë virale së fundmi dhe një numër i madh grash pohuan se kishin vënë re që pas konsumimit të këtij lëngu dukeshin më të…

Me pak masazh në këtë zonë të veshit dhe shikoni se çfarë mrekullie do t’ i ndodh trupit tuaj

Stresi, ankthi, dhimbja e kokës ose përgjumja janë disa nga simptomat më të shpeshta tek njerëzit që shkaktohen nga një ditë e ngarkuar me angazhime. Por zgjidhja…

Si ta vogëloni rrezikun nga kanceri për 90%: Mjekja e njohur zbulon mënyrën më të thjeshtë!

Pos kancerit të gjirit, dukshëm zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës, zorrës së trashë, pankreasit dhe ndihmon edhe në shërimin e depresionit.Kanceri i gjirit është njëri ndër…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *