Dy gjëra mund të konsiderohen ndër thelbësoret në ditët e nxehta: Kondicioneri dhe shalqiri i duhur.
Këtu nuk do t’ju tregojmë se si të instaloni kondicionerin ose nëse është koha për të bërë mirëmbajtje.
Megjithatë, do t’ju tregojmë çelësin për të zgjedhur shalqirin perfekt, të kuq, të ëmbël dhe me po aq lëng.
Ka shumë udhëzime, këshilla të cilat besojmë se i keni provuar, mirëpo është një truk jo shumë i dëgjuar. Ne do ju tregojmë mënyrën e lehtë dhe të sigurt: rregullin me 2 gishta.
Po, dora juaj është si një busull, që ju udhëzon të zgjidhni shalqirin e duhur. Bashkoni gishtin tregues dhe gishtin e mesit dhe nëse vijat e shalqirit janë më të trasha atëherë është i duhuri.