Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Divjakë ku dy të rinj të moshës 19v dhe 25 vjeç dhunuan një të moshuar dhe e grabitën.
81-vjeçarja kallëzoi në polici se dy persona i ishinin future në banesë dhe pasi e kanë dhunuar i kanë grabitur bizhuteritë e floririt që kishte në shtëpi.
“Unë isha vetëm fare në shtëpi, ishte ora rreth 12:30, shkova në tualet dhe kur u ktheva për të hyrë në dhomën e gjumit vura re që dera ishte hapur. Mendova se mos është hapur nga era, mbylla derën dhe kur u ktheva për te dhoma e gjumit ai më erdhi nga mbrapa. Më kapën nga mbrapa dhe më shtrinë përmbys në dysheme.
Pastaj torturë. Ishte me kapuç, vetëm një ishte dhe nuk më thanë asgjë. Nuk më pyetën për asnjë. Më vuri këmbët te mesi dhe më tërhiqte nga koka e qafa. Isha fillikat e vetme në shtëpi. Pastaj ai më futi gishtat në gojë dhe unë e shtrëngova edhe pse nuk i kisha dhëmbët, në atë moment ai më lëshoi. Por gjaku im rridhte rrëke, nuk ndjeja asnjë dhimbje. Kur më lëshoi, doli jashtë.
Në atë moment thash o Zot i madh çfarë i kam bërë se nuk tha as se çfarë donte dhe nuk mori asgjë. Pasi iku ai, unë fillova të laj gjakun, mora telefonin dhe mora komshiun. Ata erdhën dhe më gjetën të larë në gjak, kam vuajtur shumë. Më pas ikëm në spital. Unë kërkoj nga shteti drejtësi, të dhunohet një plakë, nuk bëhet kjo. Këtë nuk e bën as armiku. Unë them të dënohen rëndë.