Farat e limonit janë të ngrënshme dhe plot vlera mirëbërëse për shëndetin.
Këto fara përmbajnë sasi të mëdha të antioksidantëve dhe vitaminës C.
Farat përmbajnë amino acide dhe proteina të cilat i bëjnë mirë organizmit.
Vlerat Shëndetësore Të Farave Të Limonit
Pastrimi i Organizmit
Farat kanë vlera të pasura për pastrimin e organizmit nga toksinat dhe parazitet.
Këto vlera i bëjnë farat të dobishme për konsum të rregullt.
Kundër Dhimbjeve
Farat e limonit përmbajnë acid salicilik, një nga përbërësit kryesorë të aspirinës një ilaç që përdoret kundër dhimbjeve.
Kësisoj konsumi i farave, jo vetëm që largon dhimbjet e trupit, por e bën atë në mënyrë të sigurt dhe natyrale.
Kundër Parazitëve
Parazitët dëmtojnë sistemin tretës dhe janë të rrezikshëm për organizmin.
Farat e limonit janë një kurë natyrale për pastrimin e trupit nga parazitët.
Mjafton të shtypni një lugë gjelle me fara (gjysëm luge për fëmijët), t’i zieni në një gotë qumësht dhe të pini lëngun e kulluar për tre – katër ditë për t’i nxjerrë parazitët jashtë organizmit.
Kundër Mykut
Farat e limonit parandalojnë infeksionet dhe mykun dhe i luftojnë ato në mënyrë efikase.
Për Ushqyerjen E Lëkurës
Ashtu si fruti, farat e limonit përmbajnë sasi të mjaftueshme të vitaminës C, një antioksidant mjaft mirëbërës.
Farat e limonit po përdoren gjërësisht në shumë produkte për kujdesin e lëkurës.
Për të ushqyer lëkurën ju mund të përdorni edhe vajin esencial të farave të limonit.
Për Trajtimin E Akneve
Farat e limonit prodhojnë një vaj esencial plot vlera sidomos kundër baktereve.
Në këtë mënyrë, ky vaj mund të përdoret në mënyrë të sigurt kundër akneve të cilat shkaktohen nga bakteret.
Terapia E Aromave
Aroma e farave të përpunuar të limonit është shumë e këndshme dhe i bën ato të nevojshëm për shumë produkte kozmetike dhe në terapitë e ndryshme të aromave që përmirësojnë humorin.
Për më tepër, aroma e farave të limonit mund të përdoret edhe kundër mushkonjave.
Kundër Baktereve
Ekstrakti i farave të limonit mund të përdoret si spërkatës për lëkurën, duart dhe pajisjet e kuzhinës.
Ai mund të përdoret edhe për të disinfektuar lavatriçen dhe pajisje të tjera të përdorimit të përditshëm.