Pyetja e njohur që i mundon të gjitha femrat, të cilat dëshirojnë të gatuajnë në kuzhinë.
Zgjidhja është shumë e thjeshtë dhe e keni krejtësisht pranë, në kuzhinën tuaj.
Qepa është një ndër artikujt më të lashtë të cilin njerëzit kanë filluar në mënyrë të organizuar ta kultivojnë dhe e cila përdoret në të gjitha gjellët në mënyra të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Ka shije dhe aromë shumë të fuqishme, e cila nëse konsumohet e gjelbër fillon të dominojë mbi të gjitha shijet e tjera dhe aromat në ushqim.
Mirëpo edhe pse e doni, nuk dëshironi që gjithë kohës të silleni përreth me aromën e qepës në duar. Nëse edhe ju e ndieni, imagjinoni se sa e ndiejnë të tjerët.
Mos qitni vetëm krem mbi atë aromë, sepse vetëm do t’i përkeqësoni gjërat. Vazhdimisht do të merrni me vete atë aromë, ekzistojnë disa mënyra të cilat mund t’i aplikoni.
Merrni një limon, priteni përgjysmë dhe shtrydheni lëngun direkt në duar. Fërkoni mirë duart, pastaj lani me sapun.
Ndihmë e mirë do t’ju jetë edhe soda e bukës. Fërkimi i duarve me sodën e bukës është këshillë e shkëlqyeshme për eliminimin e kësaj arome.
Gjithmonë kujdesuni që thika të jetë e mprehtë dhe vetë të rrëshqasë nëpër qepë.
Nëse thika është e topitur, qepa për shkak të ndrydhjes, do të lirojë më shumë lëng, andaj edhe duart do të marrin më shumë aromë, kështu që edhe eliminimi i saj do të jetë më i vështirë.