Kanceri i fytit, ndryshe i njohur si kanceri laringal, është më së shpeshti i zakonshëm te personat mbi moshën 60 vjet.
Por, gjëja më e rëndësishme që duhet pasur parasysh rreth këtij kanceri është se simptomat mund të jenë të ngjashme me ato të gripit, transmeton Telegrafi.
Ekspertët shëndetësorë thonë se këto janë simptomat e kancerit të fytit, të cilat asnjëherë nuk duhet t’i anashkaloni:
– Ndryshimet në zë
– Dhimbjet gjatë gëlltitjes apo probleme me gëlltitje
– Ënjtje apo gungë në qafë
– Koll i cili zgjatë për kohë të gjatë
– Fyt i tharë apo dhimbje veshi
– Në raste të ndryshme edhe probleme me frymëmarrje
Shkaktari i kancerit të fytit nuk dihet saktë, ndonëse ka disa faktorë të stilit të jetesës që jua rrisin rreziqet për ta zhvilluar këtë sëmundje.
P.sh., pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, historia familjare me kancer të kokës apo qafës, kequshqyerja, ekspozimi ndaj kimikaleve të caktuara, etj. – të gjitha këto ndikojnë në rritjen e rrezikut për ta pasur këtë sëmundje.
Ekspertët thonë se nëse i vëreni simptomat e lartcekura, menjëherë shkoni te doktori.