Shkathtësia tradicionale kineze – akupresura konstaton që në organizmin tonë ekzistojnë pika të shumta të cilave duhet bërë masazh, sepse na ndihmojnë që të ndihemi më mirë
Njëra ndër to gjendet midis gishtit të madh të këmbës dhe gishtit deri te gishti i madh i këmbës dhe quhet Tai Chong, transmeton Telegrafi.
Për ta identifikuar saktësisht, duhet ta vëmë gishtin në gjatësinë nën gishtin e madh dhe gishtit deri te gishti i madh, nën gisht gjendet ajo pikë.
Pika në prekje do të duhej të jetë e butë.
Çdo ditë shtypeni apo bëni masazh në këtë pikë në rrathë të vegjël rreth dy minuta (mundeni edhe tri-katër herë në ditë).
Me shtypjen e asaj pike mundësoni qarkullim më të mirë të energjisë jetësore, të njohur si Chi në mjekësinë e lashtë kineze.
Gjithashtu ndihmon te këto vështirësi shëndetësore:
▪ dhembja e kokës dhe marramendja
▪ shikimi i mjegullt, sytë e skuqur, të ënjtur dhe të dhembshëm
▪ krupa, të vjellat, kapsllëku dhe diarreja
▪ hidhërimi, irritimet, pagjumësia dhe vështirësitë.
Ajo pikë në shputa quhet LV 3 dhe ajo është pikë e meridianit të mëlçisë.
“Veç simptomave të përmendura dhe vështirësive të cilat me masazh eliminohen, ajo do të ndihmojë edhe te problemet siç janë palpitacia (ndjenja e kërcimit të zemrës), shija e hidhur në gojë, rregullon ciklin menstrual dhe dhembjen në pjesën lumbale të shpinës”, thekson Petra Butinar, mjeke homeopate.