Arrat konsiderohen si super-ushqim sepse janë të mbushura me vlera ushqyese, duke përfshirë fenolet, vitaminë E, antioksidantë etj.
Nëse i përfshini vetëm pesë arra në ditë në dietën e rregullt, ekspertët shëndetësorë thonë se do të ‘gërryeni’ shumë të mira shëndetësore, transmeton Telegrafi.
Këto janë disa nga të mirat shëndetësore që i sjell konsumimi i pesë arrave në baza të përditshme:
– Zvogëlon madhësinë e belit për rreth gjysmë inçi
– Zvogëlon kolesterolin
– E përmirëson shëndetin e trurit
– I zvogëlon mundësitë për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës
– Zvogëlon rrezikun e diabetit
– Promovon flokët e shëndetshëm dhe të fortë
– Parandalon kancerin
Pra, siç po e shihni, ka shumë arsye se përse duhet të përfshihen arrat në shujtat tuaja.
Efekti i konsumimit të arrave është aq i mahnitshëm saqë shumë njerëz e vërejnë këtë brenda 4 orëve. Arrat e furnizojnë trupin me shumë vlera ushqyese dhe vitamina – të gjitha janë kruciale për ta mbajtur trupin të shëndetshëm dhe për ta mbushur me energji deri në shujtën e ardhshme.
Disa nga të mirat tjera që i sjell konsumimi i arrave janë: stabilizon stresin, lufton rrezatimet e lira të cilat shkaktojnë sëmundjet e zemrës, parandalojnë depresionin dhe simptomat e ADHD-së, zhbllokon arteriet e bllokuara etj.