Është gjetur i vdekur ish-bashkëshorti i Klodiana Vefës, 36-vjeçares së vrarë mbrëmjen e së enjtes në Firence. Alfred Vefa, i dyshuar për vrasjen, të cilin policia e kërkonte prej dy ditësh, u gjet në një zonë të izoluar të komunës së San Casciano në Val di Pesa.
Sipas hipotezave fillestare të hetuesve, Alfred Vefa qëlloi veten me të njëjtën armë që vrau Klodianën më 28 Shtator.
Hetuesit kishin qenë në gjurmët e tij prej disa orësh, ndërsa alarmi u ngrit nga një qytetar i cili rreth orës 04:00 të ditës së sotme (30 shtatorit) ka vënë re një makinë të të dyshimtë, të parkuar dhe të braktisur.
Menjëherë policia ka ndërhyrë dhe ka konstatuar se ishte makina e Alfred Vefës.
Forcat policore organizuan një kërkim të shpejtë në zonat rurale përreth dhe në orën 06:00 të mëngjesit është gjetur i pajetë trupi i Alfred Vefës.
Burimi: tvklan.al