Nuk është e pazakontë që një ditë të mos jeni më në gjendje të hiqni unazën nga gishti, edhe pse kjo më parë ishte mjaft e thjeshtë për tu bërë.
Sigurisht që ka disa arsye pse kjo gjë ndodh, me të cilat AgroWeb.org ju njeh në këtë artikull.
Përse ndonjëherë është gati e pamundur të hiqni unazën nga gishti?
Shumë prej nesh e mbajnë unazën për vite me rradhë pa e hequr nga gishti. Edhe pse madhësia e unazës nuk ndryshon, madhësia e gishtit mund të ndryshojë.
Gjithashtu mund të ndodhin edhe ndryshime në kockë, gjë që e bën akoma më të vështirë heqjen e unazës.
Ënjtja mund të jetë një arsye tjetër. Nëse konsumoni shumë natrium, mund të ndodhë që gishtat tuaj të ënjten mjaftueshëm për të penguar heqjen e unazës.
Po ashtu një dëmtim në dorë mund të jetë shkaku edhe nëse nuk e dëmtoni gishtin në të cilin mbani unazën. Kjo ndodh për shkak të indeve të buta në dorën tuaj. Në këtë rast ënjtja ka tendencë të shpërndahet deri tek gishtat tuaj.
Çfarë duhet të bëni nëse nuk mund ta hiqni unazën?
Nëse është e pamundur të kontaktoni me shërbimin shëndetësor, ju mund të provoni disa mënyra për ta hequr unazën nga gishti.
Pushoni me dorën e ngritur
Për të ulur ënjtjen ju mund të provoni të ngrini dorën lart dhe të prisni pak çaste.
Kjo bën që gjaku të largohet nga gishtat tuaj, duke ulur ënjtjen.
Mundohuni të lubrifikoni unazën
Ju mund të përdorni një lubrifikant në vendin ku ndodhet unaza.
Në këtë rast mund të përdorni sapun, vazelinë ose krem duarsh.
Vendosni akull
Akulli mund të jetë vërtet i dobishëm në këtë situatë, duke qenë se ndihmon në ngushtimin e enëve të gjakut. Akulli do të tkurrë enët e gjakut në gisht duke larguar ënjtjen.
Por nëse i keni provuar të gjitha mënyrat dhe unaza ende nuk hiqet nga gishti, mjekët këshillojnë të kërkoni ndihmë në shërbimin spitalor.