Ja Pija e Duhur që ul Rrezikun e Diabetit të Tipit 2 me 60%

Në rrjet mund të gjenden informacione të ndryshme dhe shpesh kontradiktore mbi rolin e kafesë tek sheqeri në gjak apo diabeti.

Sipas studimeve, pavarësisht se kafeja mund të ofrojë disa përfitime për diabetikët, ajo mund të ketë një ndikim jo të mirë tek sheqeri në gjak.

Ajo që ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org shpjegojnë është se disa prej substancave të ndryshme të kafesë mund të kenë efekt mirëbërës në shëndetin e një diabetiku ndërsa të tjera mund të kenë një ndikim negativ.

Kafeina për shembull ka një ndikim afatshkurtër tek insulina.

Si Ndikon Kafeja Tek Niveli i Sheqerit Në Gjak
Të dhënat e studiuesve tregojnë se konsumi i lartë i kafeinës përgjatë një periudhe një mujore ndikon tek ndjeshmëria ndaj insulinës tek diabetikët.

Sa më i lartë konsumi i kafesë aq më e ulët është ndjeshmëria ndaj insulinës.

Kafeja Pa Kafeinë, Zgjedhja Më E Mirë?
Duke qenë se kafeina ndikon tek ndjeshmëria ndaj insulinës, ekspertët janë të mendimit se kafeja pa kafeinë është alternativa më e mirë për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Në mungesë të kafeinës, kjo kafe ofron shumë vlera pozitive për shëndetin e një diabetiku.

Përpos të tjerave, njerëzit që vuajnë nga diabeti apo janë të rrezikuar prej tij duhet të minimizojnë ekspozimin ndaj sheqerit, sepse rrit dramatikisht nivelin e glukozës në gjak.

Për pasojë, edhe kafeja duhet pirë me sa më pak sheqer.

Kafeja E Filtruar Dhe Diabeti i Tipit 2
Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org, thotë se kafeja ul rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2, por kjo ndodh vetëm në rastin e kafesë së filtruar.

Sipas studiuesve, njerëzit që pijnë dy ose tre filxhanë kafeje të filtruar në ditë, janë 60% më pak të rrezikuar nga shfaqja e diabetit të tipit 2.

Ata u shprehën se ndikimi shëndetësor i kafesë në organizëm nuk varet vetëm nga filtrimi por edhe përpunimi i kokrrave të kafesë dhe pijes në përgjithësi.

Related Posts

Ju të gjithë hani hudhra, por nuk e dini se çfarë i shkakton zemrës tuaj

Të gjithë e dimë se është e shëndetshme, dhe tani është konfirmuar zyrtarisht. Ja çfarë është e gjitha. Organizata Botërore e Shëndetësisë kohët e fundit njoftoi se…

Metoda për të zhdukur një herë e mirë lagështinë në shtëpinë tuaj

Lagështia e tepërt në shtëpinë tuaj mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj. Ky është një problem me të cilin përballen mijëra familje, veçanërisht në këtë…

Ilaqi natyrale që eliminon sekrecionet e grumbulluar në mushkëri

Problemi i gëlbazës është ndër problemet më të mëdha në botën. Edhe pse nuk shkakton ndonjë problem të madh shëndetësor, ul ndjeshëm cilësinë e jetës. Megjithatë, mund…

Lëngu “magjike” që ka bërë bujë në rrjet! Gratë duken më të reja pas konsumit të saj

Një pije u bë virale së fundmi dhe një numër i madh grash pohuan se kishin vënë re që pas konsumimit të këtij lëngu dukeshin më të…

Me pak masazh në këtë zonë të veshit dhe shikoni se çfarë mrekullie do t’ i ndodh trupit tuaj

Stresi, ankthi, dhimbja e kokës ose përgjumja janë disa nga simptomat më të shpeshta tek njerëzit që shkaktohen nga një ditë e ngarkuar me angazhime. Por zgjidhja…

Si ta vogëloni rrezikun nga kanceri për 90%: Mjekja e njohur zbulon mënyrën më të thjeshtë!

Pos kancerit të gjirit, dukshëm zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës, zorrës së trashë, pankreasit dhe ndihmon edhe në shërimin e depresionit.Kanceri i gjirit është njëri ndër…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *