Tri produktet qumësht, kanellë dhe mjaltë, kura natyrale kundër dhimbjeve të kokës

Me ngarkesën e përditshme dhimbjet e kokës janë kthyer në një shqetësim të përhershëm.

Lodhja, stresi, luhatje të tensionit apo dhe një gjumë jo i rehatshëm, shkaqet janë nga më të ndryshmet.

Shpesh vetëm me qëllimin që dhimbja e kokës të ndalojë, konsumojmë ilaçe të shumta, që herë funksionojnë e herë jo.

AgroWeb.org ju sugjeron një kombinim i cili pihet kur keni dhimbje koke, për të lehtësuar dhe eliminuar krizat e forta e të padurueshme.

Të gjithë përbërësit natyralë, dhe që nuk dëmtojnë fare organizmin nëse konsumohen. Gjithçka që ju duhet janë kanellë, qumësht dhe mjaltë.

Si të përgatisni kurën me kanellë për dhimbjen e kokës
Në një çajnik hedhim një gotë me qumësht dhe e vendosim në zjarr për t’u ngrohur.

Aty shtojmë dy lugë çaji me kanellë pluhur.

Qumështi me kanellë duhet lënë në zjarr që të arrij pikën e zierjes.

AgroWeb.org ju këshillon që të kini kujdes, që të mos e lini qumështin të valojë shumë, pasi një zierje e fortë do t’i humbiste vlerat e nevojshme ushqyese.

Qumështin me kanellë e kalojmë në një gotë qelqi dhe aty shtojmë një lugë çaji me mjaltë.

Duhet ta përzieni vazhdimisht në mënyrë që kanella të mos kullojë në fund të gotës.

Kështu kur ta pini shija e fortë e kanellës do të jetë e neutralizuar më së miri me qumështin dhe mjaltin.

Pasi të keni pirë qumështin me kanellë dhe mjaltë, është më e mira që të shtriheni për disa minuta dhe të prisni që pija të bëjë efekt.

Vlerat e qumështit me kanellë dhe mjaltë
Qumështi i ngrohtë dhe mjalti ju qetëson muskujt e kontraktuar nga dhimbja.

Ndërsa substancat që gjenden tek kanella arrijnë të neutralizojnë receptorët e dhimbjes dhe kështu krizat në formën e goditjeve fillojnë dhe zbehen.

Nëse nuk keni kanellë pluhur, AgroWeb ju këshillon të përdorni dhe shkopinjtë e kanellës.

Mjafton që në vend të dy lugëve të kanellës pluhur, t’i zëvendësoni me një shkop kanelle, dhe më pas të ndiqni hapat si në recetën më lart./AgroWeb

Related Posts

Ju të gjithë hani hudhra, por nuk e dini se çfarë i shkakton zemrës tuaj

Të gjithë e dimë se është e shëndetshme, dhe tani është konfirmuar zyrtarisht. Ja çfarë është e gjitha. Organizata Botërore e Shëndetësisë kohët e fundit njoftoi se…

Metoda për të zhdukur një herë e mirë lagështinë në shtëpinë tuaj

Lagështia e tepërt në shtëpinë tuaj mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj. Ky është një problem me të cilin përballen mijëra familje, veçanërisht në këtë…

Ilaqi natyrale që eliminon sekrecionet e grumbulluar në mushkëri

Problemi i gëlbazës është ndër problemet më të mëdha në botën. Edhe pse nuk shkakton ndonjë problem të madh shëndetësor, ul ndjeshëm cilësinë e jetës. Megjithatë, mund…

Lëngu “magjike” që ka bërë bujë në rrjet! Gratë duken më të reja pas konsumit të saj

Një pije u bë virale së fundmi dhe një numër i madh grash pohuan se kishin vënë re që pas konsumimit të këtij lëngu dukeshin më të…

Me pak masazh në këtë zonë të veshit dhe shikoni se çfarë mrekullie do t’ i ndodh trupit tuaj

Stresi, ankthi, dhimbja e kokës ose përgjumja janë disa nga simptomat më të shpeshta tek njerëzit që shkaktohen nga një ditë e ngarkuar me angazhime. Por zgjidhja…

Si ta vogëloni rrezikun nga kanceri për 90%: Mjekja e njohur zbulon mënyrën më të thjeshtë!

Pos kancerit të gjirit, dukshëm zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës, zorrës së trashë, pankreasit dhe ndihmon edhe në shërimin e depresionit.Kanceri i gjirit është njëri ndër…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *