Ja pse shtoni në peshë edhe kur hani pak – Këshillat që duhet të ndiqni

Disa persona janë të predispozuar që të vuajnë nga ngadalësimi i metabolizmit, pra i tretjes.

Në raste të tilla, zgjidhja e duhur është të riedukoni trupin tuaj për të tretur më thjeshtë dhe lehtë ushqimet që konsumoni.

Këta persona, gjatë stinës së dimrit shtojnë më shumë peshë se të tjerët edhe pse mund të hanë më pak.

Pasojat e një metabolizmi të ngadalësuar janë të shumta, duke filluar nga fryrja e deri tek gjendrat tiroide debele.

Një pasojë tjetër e tretjes së avashtë është dhe grumbullimi i lëngjeve të tepërta në zonat e barkut dhe këmbëve.

Për këta persona, por dhe të tjerët që kanë shtuar peshë gjatë dimrit, mund të ndjekin këshillat që AgroWeb.org ju sugjeron.

Mjafton të ndiqni hapat për shtatë ditë dhe do të shikoni një lehtësim në sistemin tretës.

Sapo të zgjoheni nga gjumi
Dietologët dhe specialistët e ushqimit vazhdojnë të nënvizojnë rëndësinë e pirjes së ujit me stomakun bosh.

Pirja e një gote me ujë sapo organizmi është zgjuar, i jep trupit hidratimin e duhur si dhe nuk ju lejon që të hani shumë.

Dhe pse uji nuk mendohet një ushqim, në stomak ai zë një pjesë të volumit të tij, që do të mbushej me ushqim.

Mëngjesi duhet të jetë i mbushur me antioksidantë
Nëse metabolizmi është i ngadaltë, duhet t’i jepni një “alarm zgjimi” sidomos në mëngjes.

Ju mund të konsumoni një filxhan me çaj trëndafili, tre feta buke pa maja, kos natyral duke e shoqëruar me një kivi dhe tre bajame.

Mes vakteve kryesore
Një pikë e rëndësishme është të durosh tundimit të ëmbëlsirave.

Të gjithë dietologët sugjerojnë që të konsumohen ushqime nga natyra.

Mund të konsumoni 100 g rrush të bardh apo të zi, ose një frut të stinës, me tre bajame.

Ose provoni të hani pak kos me fara kungulli plot omega 3.

Në drekë kini kujdes nivelin e jodit
Dreka është pjesa më e rëndësishme e ditës për të plotësuar përqindjen më të madhe të vlerave ushqyese.

Prandaj AgroWeb.org ju këshillon që të konsumoni ushqimet e duhura, por pa rënduar organizmin.

Mund të provoni oriz dhe majdanoz të gatuar me vaj ulliri, limon dhe piper të kuq ose djegës.

Ose supë me patate, presh dhe pak gjizë të shoqëruar me sallatë me rukola dhe domate.

Kur ju kaplon lodhja e mesditës
Më e mira për të ndihmuar tretjen është pastrimi i mëlçisë nga helmet që ka mbledhur gjatë ditës.

Shafrani i Indisë ose tumerik i tretur në një gotë me ujë, arrin jo vetëm largimin e helmeve por dhe eliminimin e yndyrnave dhe nxit djegien e kalorive.

Shafranin e Indisë e gjeni në markete ose në pikat ku shiten erëzat

Për të shuar urinë
Frutat janë miqtë tuaj më të mirë, dhe për një sistem tretës në formë janë thelbësore.

Mund të provoni të hani një mollë të ndarë ne feta e të spërkatur me pak pluhur xhenxhefili ose kanellë.

Related Posts

Ju të gjithë hani hudhra, por nuk e dini se çfarë i shkakton zemrës tuaj

Të gjithë e dimë se është e shëndetshme, dhe tani është konfirmuar zyrtarisht. Ja çfarë është e gjitha. Organizata Botërore e Shëndetësisë kohët e fundit njoftoi se…

Metoda për të zhdukur një herë e mirë lagështinë në shtëpinë tuaj

Lagështia e tepërt në shtëpinë tuaj mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj. Ky është një problem me të cilin përballen mijëra familje, veçanërisht në këtë…

Ilaqi natyrale që eliminon sekrecionet e grumbulluar në mushkëri

Problemi i gëlbazës është ndër problemet më të mëdha në botën. Edhe pse nuk shkakton ndonjë problem të madh shëndetësor, ul ndjeshëm cilësinë e jetës. Megjithatë, mund…

Lëngu “magjike” që ka bërë bujë në rrjet! Gratë duken më të reja pas konsumit të saj

Një pije u bë virale së fundmi dhe një numër i madh grash pohuan se kishin vënë re që pas konsumimit të këtij lëngu dukeshin më të…

Me pak masazh në këtë zonë të veshit dhe shikoni se çfarë mrekullie do t’ i ndodh trupit tuaj

Stresi, ankthi, dhimbja e kokës ose përgjumja janë disa nga simptomat më të shpeshta tek njerëzit që shkaktohen nga një ditë e ngarkuar me angazhime. Por zgjidhja…

Si ta vogëloni rrezikun nga kanceri për 90%: Mjekja e njohur zbulon mënyrën më të thjeshtë!

Pos kancerit të gjirit, dukshëm zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës, zorrës së trashë, pankreasit dhe ndihmon edhe në shërimin e depresionit.Kanceri i gjirit është njëri ndër…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *