Veçoritë e ditës së xhuma ⠀
Kurani dhe hadithet profetike tregojnë për disa veçori të ditës së xhuma, të cilat e dallojnë atë nga ditët e tjera. Prej këtyre veçorive përmendim:⠀
⠀
1- Xhumaja është ditë në të cilën është betuar Allahu i madhëruar Në Kuran thuhet: ⠀
“Pasha qiellin me yje! Ditën e premtuar! Atë që dëshmon dhe atë që prezantohet”⠀
Në këtë ajet ka katër betime. Allahu i madhëruar, kur betohet në një gjë,ajo tregon se ka vlerë tek Ai.Njëri për këtyre betimeve ka të bëj me ditën xhuma ,sic tregon Ebu Hurejra -radiallahu anhu- se Profeti a.s ka thënë :⠀
Dita e premtuar është dita e kiametit. Dita që prezantohet eshtë dita e Arafatit. Ndërsa dita që dëshmon është dita e xhuma”.⠀
Komentuesit e Kuranit mendojnë se dita e xhuma është quajtur dita që dëshmon, sepse ajo dëshmon për ata që e falin namazin e xhumasë, përkujtojnë Allahun dhe i luten Atij në këtë ditë. ⠀
⠀
2- Xhumaja është dita më e mirë e javës ⠀
Ebu Hurejra r.a tregon se Profeti s.a.s ka thënë: ⠀
“Më e mira ditë në të cilën ka lindur dielli është dita e xhuma. Në këtë ditë është krijuar Ademi, në këtë ditë ai ka hyrë në xhenet, në këtë ditë ka dalë prej tij dhe nuk do të ndodhë dita e kiametit veçse ditën e xhuma”.⠀
Në këtë hadith njoftohemi se xhumaja është më e mira ditë dhe duke qenë se kjo mirësi është pohuar edhe për ditën e Kurbanit, siç ka ardhur në një hadith tjetër: ⠀
“Dita më e madhe te Allahu është dita e Kurbanit”, atëherë lind pyetja: Cila nga të dyja është më e mirë? Eshtë pyetur shejkhu islam Ibn Tejmija, Allahu e mëshiroftë, se cila ditë është më e mirë, xhumaja apo dita e Kurbanit? ⠀
Ai është përgjigjur: “Dita e xhuma është më e mira ditë e javes kurse dita e Kurbanit është dita më e mirë e vitit. Mirësia e kësaj dite sipas hadithit, vjen nga disa ngjarje të rëndësishme, të cilat, ose kanë ndodhur, ose do të ndodhin në të ardhmen e historisë së njerëzimit dhe që ia shtojnë asaj veçoritë.⠀
⠀
3. Në ditën e xhuma është krijuar Ademi a.s babai i njerëzimit .Pra, dita e xhuma ka lidhje të ngushtë me njeriun, sepse ajo i kuiton atij zanafillën e tij, siç i kujton atij dhe cilësinë më specifike të Zotit të tij, cilësinë e krijimit, pa të cilën ai nuk do të kishte ardhur në këtë botë.