Ja në cilën kohë të ditës së xhuma pranohet duaja – lutja?

Ka thënë Pejgamberit ﷺ se në Ditën e Xhuma ka një kohë, ose siç e shpreh edhe vetë i Dërguari i Allahut ﷺ “se’atun”, kur Allahu nuk e kthen prapa lutjen e besimtarit.

Mirëpo, dijetarët islamë kanë debatuar shumë rreth asaj se kur është kjo kohë, dhe për këtë jepen shumë mendime. Ibn Haxheri përmend se për çështjen në fjalë janë dhënë 43 mendime.

Mirëpo, Ibn Haxheri, përparësi u jep dy mendimeve:
1) Koha kur pranohet lutja në ditën e xhuma, është momenti kur ligjëruesi hyp në hutbe dhe derisa të mbarojë ligjërata, apo namazi i xhumasë;

2) Sipas mendimit të dytë, kjo kohë është fundi i ditës së xhuma, apo pas namazit të ikindisë, e deri në mbarim të ditës.

Ndërsa dijetarë të tjerë thonë:

Përcillet se njëri nga selefët tha: “Kujt i rregullohet xhumaja e tij, i është rregulluar e gjithë java”. Mufaddal ibn Fadaleh kur falte namazin e ikindisë ditën e xhuma, veçohej në një skaj të xhamisë, vazhdonte në atë vend duke bërë dua derisa perëndonte dielli. Njëri nga njerëzit e mirë thoshte: “Nuk i jam lutur Allahut për ndonjë lutje mes ikindisë dhe akshamit ditën e xhuma vetëm se më është përgjigjur Zoti im, derisa më erdhi turp (të lutem)”. Përmend Ibn Asakir në librin e tij se: “Salt ibn Bestami u verbua, ndërkaq vëllezërit e tij u ulën duke bërë dua për të pas ikindisë ditën e xhuma, ndërkohë para akshamit teshtiu një teshtimë dhe iu kthye të pamurit”. [2]
Ibn Kajimi thotë: “Ky çast (kohë) është çasti i fundit pas ikindisë, e madhërojnë atë pasuesit e të gjitha feve”. Said ibn Xhubejri kur falte ikindinë, nuk i fliste askujt deri në perëndim të diellit. Pra angazhohej me lutje. [3]

Është e vërtetë se kjo kohë ekziston, por nuk ka dëshmi dhe argument të prerë se kur është saktë kjo kohë. Mendimet që përmenden, janë mendime të dijetarëve që nuk guxojmë t’i pranojmë në mënyrë decizive të sakta, apo t’i demantojmë në mënyrë kategorike.

Për këtë, duhet që besimtari ditën e xhuma vazhdimisht të lutet, me shpresë se do ta kapë këtë kohë. Kjo ndikon që ai të jetë i përkushtuar ndaj lutjes vaxhdimisht, e jo të presë një termin të caktuar, dhe çdo gjë të përfundojë me këtë.

Në fund, të përmendi se disa dijetarë mendojnë se kjo kohë lëviz nga xhumaja në xhuma, gjegjësisht, çdo xhuma nuk është në të njejtin termin, por ka mundësi që një xhuma psh. të jetë në fillim të ditës, një xhuma në mesditë, një xhuma në pjesën e fundit të ditës e kështu me radhë.

Lutja pranohet nëse i kemi të plotësuara edhe kushtet e parapara, ndërkaq është gabim të mendohet se gjatë gjithë javës do të jemi larg namazit, Kuranit, përmendjes së Zotit, larg salavateve ndaj Pejgamberit ﷺ dhe detyrave fetare, e pastaj një ditë xhumaje, apo më saktë thënë një moment të caktuar do të lutemi dhe do të na pranohet lutja. Ne duhet vazhdimisht të punojmë dhe të ecim në rrugën e Islamit, sepse në këtë mënyrë do të arrimë kënaqësi në këtë jetë dhe shpëtim në jetën tjetër.

Allahu e di më së miri.

Related Posts

Ju të gjithë hani hudhra, por nuk e dini se çfarë i shkakton zemrës tuaj

Të gjithë e dimë se është e shëndetshme, dhe tani është konfirmuar zyrtarisht. Ja çfarë është e gjitha. Organizata Botërore e Shëndetësisë kohët e fundit njoftoi se…

Metoda për të zhdukur një herë e mirë lagështinë në shtëpinë tuaj

Lagështia e tepërt në shtëpinë tuaj mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj. Ky është një problem me të cilin përballen mijëra familje, veçanërisht në këtë…

Ilaqi natyrale që eliminon sekrecionet e grumbulluar në mushkëri

Problemi i gëlbazës është ndër problemet më të mëdha në botën. Edhe pse nuk shkakton ndonjë problem të madh shëndetësor, ul ndjeshëm cilësinë e jetës. Megjithatë, mund…

Lëngu “magjike” që ka bërë bujë në rrjet! Gratë duken më të reja pas konsumit të saj

Një pije u bë virale së fundmi dhe një numër i madh grash pohuan se kishin vënë re që pas konsumimit të këtij lëngu dukeshin më të…

Me pak masazh në këtë zonë të veshit dhe shikoni se çfarë mrekullie do t’ i ndodh trupit tuaj

Stresi, ankthi, dhimbja e kokës ose përgjumja janë disa nga simptomat më të shpeshta tek njerëzit që shkaktohen nga një ditë e ngarkuar me angazhime. Por zgjidhja…

Si ta vogëloni rrezikun nga kanceri për 90%: Mjekja e njohur zbulon mënyrën më të thjeshtë!

Pos kancerit të gjirit, dukshëm zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës, zorrës së trashë, pankreasit dhe ndihmon edhe në shërimin e depresionit.Kanceri i gjirit është njëri ndër…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *