Trupi i njeriut i ngjan atij mekanizmit të komplikuar të një ore zvicerane, ku çdo pjesëz punon për tërësinë. E njëjta gjë ndodh dhe me disa organe tonat, të cilat mund të duken të vogla në pamje të parë, por që kanë një ndikim të madh në organizëm. E tillë është edhe kërthiza. Në përgjithësi nuk i kushtoni vëmendje, deri në momentin që keni dhimbje në atë zonë.
Nëse dhimbja nuk pushon pas pak minutash, por fillon e bëhet edhe më intensive atëherë ajo mund të jetë shenjë e disa problematikave të caktuara shëndetësore. Nëse dhimbja shoqërohet me ethe, gjakderdhje, mungesë urinimi etj. duhet t’i drejtoheni menjëherë mjekut. Ja çfarë fshihet pas saj:
1.Sëmundja Crohn: Kjo është një sëmundje inflamatore e sistemit tretës dhe shkakton dhimbje therëse në zonën e kërthizës sidomos pas ngrënies. Megjithatë kjo sëmundje shoqërohet edhe me simptoma të tjera si diarre të rënda, lodhje dhe humbje peshe. Shkaku i sëmundjes Crohn është i panjohur, por sistemi imunitar i dobët dhe faktori genetik presupozohen të jenë ndër shkaqet kryesore të saj.
2.Dispepsia(tretja e keqe): Ushqimet e skuqura dhe abuzimi me erëzat janë shkaktarët më të zakonshëm të dispepsisë. Si rrjedhojë keni dhimbje të përqendruar kryesisht në zonën e kërthizës, fundit të barkut dhe gazra.
3.Gurët në tëmth: Këto gurë depërtojnë në një kanal ose direkt në fshikëzën e tëmthit duke shkaktuar bllokim të tij, që çon në dhimbje të kërthizës të padurueshme.