“Bukë tradicionale me brumë”, me siguri e keni parë këtë frazë të varur në ndonjë nga vitrinat apo xhamat e furrave të bukës. Normalisht, me kalimin e viteve, sa vjen dhe më pak. Arsyeja? Sepse përgatitja e bukës me brumë është më e vështirë dhe merr më shumë kohë se sa ajo me maja. Megjithatë, buka e zënë me brumë të ardhur është shumë herë më e shijshme dhe mund të ruhet deri në një javë. Më brumë mund të përgatitim çfarëdolloj buke që të duam, sepse proceduara është e njëjtë me atë të majasë.
Edhe pse bëhet fjalë për një teknikë që merr më shumë kohë, nuk është e vështirë të përgatitësh një bukë të tillë shtëpie.
Përgatitja:
Merrni 1 filxhan miell gruri, pak kripë, ujë të vakët dhe filloni përzieni derisa të krijohet një masë e butë në formë rrethore. Më pas vendoseni në një enë dhe mbulojeni me një peshqir kuzhine. Ditën tjetër vazhdoni përzierjen duke shtuar 2-3 lugë miell dhe pak ujë të vakët. Të njëjtën gjë përsëriteni për 2-3 ditë, derisa brumi të fryhet dhe të fillojë të krijojë bulza në brendësi. Më pas lëreni pa e trazuar për 2-3 ditë të tjera.
Kështu keni përgatitur brumin, të cilin mund ta ruani në një enë të mbyllur në frigorifer dhe ta përdorni me masën e duhur sa herë dëshironi që të përgatitni bukë shtëpie.