Arabia Saudite do ta kufizojë numrin e besimtarëve vendas për Haxhxh në rreth 1.000, që ta parandalohet përhapja e koronavirusit, pasi u ndaloi myslimanëve nga vendet e tjera të vijnë në Haxhxh, për herë të parë në periudhën e fundit.
Ministri i Haxhxhit, Mohamed Benten në një konferencë për shtyp tha se haxhilerët do të zgjidhen sipas kritereve të rrepta shëndetësore. Atyre mbi 65 vjeçare u është ndaluar të marrin pjesë këtë vit.
Rreth 2.5 milion myslimanë i vizitojnë vendet e shenjta të Mekës dhe Medinës çdo vit gjatë javës së Haxhxhit. Këtë vit, Haxhxhi duhet të fillojë në fund të korrikut dhe çdo mysliman duhet të shkojë në Haxhxh të paktën një herë në jetën e tij.
“Mbretëria e Arabisë Saudite dëshiron t’u lejojë të gjithë myslimanëve të kombësive të ndryshme të vijnë në Haxhxh, por rrethanat globale të shëndetit na kanë detyruar të bëjmë përjashtim këtë vit”, tha Benten.
Universiteti Teologjik Islamik “Al Az’har” në Egjipt e konsideron vendimin për të kufizuar numrin e besimtarëve si “të mençur” dhe shton se mbrojtja e jetës së njeriut është prioritet në Sheriatin Islamik.
Në Arabinë Saudite, më shumë se 161,000 njerëz janë infektuar me Kovid-19 dhe më shumë se 1.300 kanë vdekur. Në dy javët e kaluara, ka pasur një rritje të të saposëmurëve.